Site icon Telegrafi

Adelina Ismaili për Vjosa Osmanin: Takim me gruan më të sinqertë dhe më të dashur në politikë

Adelina Ismaili njihet si një përkrahëse e flakët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Këngëtarja shqiptare nuk ka ngurruar kurrë që të tregoj përkatësinë politike duke u rreshtuar në krahun e LDK-së.

Ajo shpeshherë është parë në tubimet elektorale, por edhe në ngjarjet e ndryshme të kësaj partie shqiptare.

Së fundi, zeshkania ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Facebook teksa shihet në krah të Vjosa Osmanit, të cilët duket se e inkurajon që të kandidojë për të paren e kësaj partie.

“Një takim tepër i këndshëm , me gruan më të sinqertë dhe më të dashur në politikë. I love Vjosa Osmani”, ka shkruar bukuroshja në rrjetet sociale.

Ndryshe, zgjedhjet brenda LDK-së janë në fazën finale dhe se pritet që mitrovicasja që të shpall kandidaturën për kryetare. /Telegrafi/

Exit mobile version