Site icon Telegrafi

Adelina Ismaili vazhdon të duket e mrekullueshme në fotografitë e reja

Foto: Adelina Ismaili/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili, po vazhdon të jetë përherë e më shumë aktive në rrjetet sociale.

Fotografitë e ndryshme nga përditshmëria nuk mungojnë, gjersa në të shumtën e rasteve, Ismaili ndan me ndjekësit edhe imazhe nga prapaskenat e emisionit të saj, “Tete a Tete”.

Së fundmi, ajo ndau me fansat e saj në Instagram dhe Facebook disa fotografi të reja, ku shfaqej mjaft atraktive e veshur me një fustan të shkurtër.

Foto: Adelina Ismaili/Instagram

Fustani i hirtë kombinuar me një palë çizmet të zeza të gjata ishin përzgjedhja e duhur e Adelinës, që e bënë atë të duket edhe më tërheqëse në këto imazhe.

Lexo po ashtu Me një dukje glamuroze për festat, Adelina Ismaili uron Krishtlindjet

“Të duash do të thotë të gjesh lumturinë tënde në lumturinë e të tjerëve”, shkroi Ismaili në mbishkrimin e këtyre fotografive, ku pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk munguan.

Foto: Adelina Ismaili/Instagram

Adelina përndryshe vazhdon të mbetet një ikonë e bukurisë, përkundër faktit që i ka kaluar të 40-tat.

Ajo viteve të fundit ka qenë mjaft aktive në muzikë me projekte të ndryshme muzikore, gjersa muajve të fundit është më shumë e angazhuar në televizion. /Telegrafi/

Exit mobile version