Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili, është shumë e pëlqyer për muzikën e saj nga mijëra fansa anë e mbanë trevave shqiptare.
Viteve të fundit, ajo ka treguar se është shumë më e përkushtuar në familje, kjo pasi edhe është nënë e një djali dy vjeçar, të quajtur Uliks.
Adelina, e cila aktualisht jeton në Kosovë me bashkëshortin dhe djalin e saj, nuk heziton që herë pas here të ndajë me fansat ndonjë imazh nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, teksa ka publikuar një fotografi të vizatimeve të djalit të saj në InstaStory, diva e estradës shqiptare ka treguar se një darkë me familjen është ajo çfarë e bën më të lumtur.
“Lumturi është… të darkosh si familje çdo mbrëmje”, ka shkruar Adelina në InstaStory.
Përndryshe, ajo po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të saj më të fundit muzikor “Qikat”, të cilin e solli në bashkëpunim me Rina Balajn, dhe u prit mirë nga publiku. /Telegrafi/