Site icon Telegrafi

Adelina Ismaili tregon luksin më të madh që ka në jetë

Foto: Adelina Ismaili/Instagram

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili këtë vit shënoi rikthimin e saj në muzikë me projektin e ri “T’iqja”.

Kjo këngë u prit mirë nga publiku i saj, gjersa tani ajo i është rikthyer edhe koncerteve duke mbajtur mbrëmje të shumta muzikore në mbarë trevat shqiptare.

Adelina tashmë po jeton në Prishtinë me bashkëshortin dhe djalin e saj të vogël, Uliksin.

Duke qenë një personazh publik, shpesh është e rrethuar nga mediat, por privatësia për këngëtaren Ismaili mbetet luks, kështu së paku ka bërë të ditur ajo së fundmi.

Lexo po ashtu Intervista e Adelina Ismailit për Telegrafin

Ismaili publikoi një shkrim në InstaStory, ku citonte: “Privatësia, është luksi im ultim”.

Foto: Adelina Ismaili/InstaStory

Si nënë tashmë, Adelinës i pëlqen t’i shijojë ditët pranë familjes, të cilën gjithmonë e ka cilësuar gjënë më të shtrenjtë.

Muajt në vazhdim pritet që këngëtarja të sjellë për fansat një tjetër projekt të ri muzikor. /Telegrafi/

Exit mobile version