Site icon Telegrafi

Adelina Ismaili ‘thumbon’ Isa Mustafën: LDK-së iu kthye lista mbrapshtë, duhen reforma

Këngëtarja Adelina Ismaili ka shprehur gjithmonë simpatinë e saj për Lidhjen Demoktratike të Kosovës, gjatë kohës sa presidenti historik Ibrahim Rugova ishte gjallë.

Mirëpo me vdekjen e presidentit historik, duket se pikëpamjet e këngëtares ndaj kësaj partie kanë ndryshuar.

Këtë gjë e bën të ditur vet Ismaili përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, ku tërthorazi thumbon udhëheqësin aktual të kësaj partie, Isa Mustafën, duke thënë se LDK-ja ka nevojë për reforma, nëse duan të kthejnë ‘famën’ që gëzonin në kohën e Rugovës.

Në statusin e saj, Adelina gjithashtu thotë se duket sikur listat e LDK-së janë kthyer mbrapsht, duke aluduar kështu për deputeten Vjosa Osmani, e cila rrëmbeu plot 60 mijë vota nga populli, ndonëse me numër rendor 81.

“Po m’duket jam e vetmja që mendoj se LDK ka marr më shumë vota sesa meriton. Bëj pjesë në ata njerëz që jemi peng i dashnisë për Rugovën, viktimë e shpresës që LDK një ditë do të kthehet në rrënjë. Dhe viktimë e gënjeshtrave. Besa edhe viktimë e partive tjera që kanë një xhelozi patologjike, gati personale me njerëz që guxojnë ta ruajnë idealin rugovian. Jam shumë e lumtur që elektorati ndeshkoi “orakujt” e LDK-së. Kjo parti duhet të ndryshojë thelbësisht, ose e fusim në kornizë dhe e ruajmë në mur si kujtim. Ndryshimi le të fillojë me lista, t’cilat dukej sikur janë kthyer mbrapsht. Ndryshimi duhet të bëhet me hapjen e sinqertë ndaj ideve të reja, e jo për sy e faqe. Ndryshim duhet të këtë edhe për rolin e gruas në LDK, të mos vazhdojë të trajtohet si pulë e pjekur e darkave të gjata. LDK duhet të kuptojë që Ibrahim Rugova dhuronte zgjidhje për popullin, e jo për një ose dy poste. Reforma. Urgjent…Adelina.I” (sic), ka shkruar këngëtarja në Facebook. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version