Telegrafi

Adelina Ismaili me tatuazh të veçantë në dorën e saj

Foto: Adelina/Instagram

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili është shumë e pëlqyer për muzikën e saj nga mijëra fansa në trevat shqiptare.

Tash e sa kohë, ajo me bashkëshortin dhe djalin e tyre të vogël janë shpërngulur në Prishtinë, ku do të jetojnë edhe për disa vite.

Lexo po ashtu Dymbëdhjetë tatuazhet e Dua Lipës dhe domethëniet e tyre të veçanta

Adelina është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, këngëtarja ka treguar se është një adhuruese e artit trupor, ndërsa ka realizuar një tatuazh të veçantë në dorën e saj.

Foto: Tuna Sejdi/Instagram

Nga pamjet, duket të jetë një vizatim i punuar bukur dhe me kujdes, ndërsa nuk dihet nëse është tatuazh i përjetshëm, apo momental.

Tatuazhi duket të ketë vizatime interesante me kuptime të thella, të cilat vet artistja nuk ka vendosur t’i shpjegojë.

Tatuazhi i ri që Adelina ka realizuar në dorën e saj (Foto: Tuna Sejdi/Instagram)

Në mbishkrimin e imazhit, Ismaili falënderon personin që ia realizoi këtë tatuazh interesant në dorën e saj.

Adelina përndryshe këtë vit shënoi rikthimin e saj në muzikë me projektin “T’iqja”, një këngë me tematikë satirike e cila u prit mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/