Seriali “O Sa Mirë” do të ketë të ftuar një mysafire shumë speciale në episodin e radhës.
Ajo do të jetë këngëtarja e madhe Adelina Ismaili, e cilësuar në tregun shqiptar si Diva e muzikës shqiptare.
Vet këngëtarja në një intervistë të dhënë pak javë më parë tregoi se ka ndër mend që të kthehet në një të ardhme të afërt si aktore, ndërsa si këngëtare do të publikojë rrallë projekte.
Telegrafi ka siguruar disa fotografi ekskluzive, të cilat shfaqin këngëtaren Ismaili në prapaskenat e xhirimeve të episodit të radhës të “O Sa Mirë”.
Ajo duket atraktive dhe mjaft në formë, ndërsa shfaqet e buzëqeshur në mesin e aktorëve të njohru të këtij seriali.
Për Adelinën, nuk është hera e parë që ajo bëhetë pjesë e skeçeve humoristike.
Në vitet e kaluara, Adelina ismaili mbahet mend për shumë paraqitje të saj të suksesshme në kasetat humoristike me aktorët më të njohur të humorit në vend.
Mbetet të shihet se si do jetë paraqitja e saj e radhës, tashmë në “shkollën më të famshme” në ekranet shqiptare. /Telegrafi/