E gjithë Kosova është tronditur nga lajmet e fundit lidhur me abuzimin seksual që iu bë një gjashtëmbëdhjetëvjeçareje nga Drenasi.
Lidhur me këtë ngjarje, kanë reaguar fytyra të shumta publike nga politika, arti dhe sporti.
Edhe këngëtarja e njohur, Adelina Ismaili, vendosi që për ndjekësit e saj në InstaStory, të shpreh mendimin e saj hapur lidhur me këtë çështje.
Më shumë se sa ngjarja, ajo është tronditur edhe nga komentet negative të shqiptarëve në Facebook, më saktësisht atyre që kanë kryqëzuar vet viktimën e rastit.
“Të dashur miq, Para se të reagoj për rastin e përdhunimit të vajzës nga Drenasi, lexova mendimet e shumë qytetarëve të Kosovës. Jam pa koment”, ka shkruar Adelina fillimisht në InstaStory.
E njëjta më pas ka publikuar komentet e atyre prej të cilëve u befasua, të bëra në rrjetin social Facebook.
Duket se këngëtarja e njohur ka ndjerë keqardhje për faktin se jo të gjithë e mbështetën vajzën viktimë, por disa prej tyre e lanë edhe fajtore për atë që ndodhi. /Telegrafi/