Jo më kot është njëra nga artistet më të admiruara në skenën muzikore shqiptare.
Fjala është për këngëtaren Adelina Ismaili, e cila njëherësh cilësohet të jetë divë e muzikës shqiptare.
Ajo është personazh mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, ndërsa publikon me fansat imazhe dhe video të ndryshme.
Zeshkania këtë herë mori vëmendje me një paraqitje elegante, në të cilën u shfaq e veshur me fustan të shkurtër rozë.
Ylli, që numëron 162 mijë ndjekës në Instagram, mori komplimente të shumta rreth kësaj pamje atraktive.
“Bëhu energjia që dëshiron të tërheqësh”, ka shkruar ajo.
Përkundër viteve, Adelina vazhdon të jetë shumë e pëlqyer dhe shumë besnike ndaj stilit të saj.
Duke qenë se ka lënë më anash muzikën, Ismaili ka filluar me emisionin e saj të ri që disa javë. /Telegrafi/