Adelina Ismaili kur nuk i ka fshehur pikëpamjet politike duke e treguar me krenari se cilin parti e mbështet.
Gara për të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës duket se ka nisur me shpalljen e kandidaturës nga ana e Lutfi Hazirit.
Megjithatë, zeshkania ka një preferencë tjetër duke zgjedhur një kandidate femër edhe pse ajo nuk ka hyrë ende në garë.
Përmes llogarisë personale në Facebook, bukuroshja tërthorazi i ka pohuar se është në krah të Vjosa Osmanit.
“E vetmja! The Only One!”, ka shkruar këngëtarja në rrjetet sociale përbri imazhit të deputetes së LDK-së.
Ndryshe, Adelina e përkrah LDK-në që kur ishte lider i ndjeri, Ibrahim Rugova. /Telegrafi/