Këngëtarja Adelina Ismaili ashtu siç kishte paralajmëruar, edhe e mbajti premtimin e saj.
E ashtuquajtura “diva” e muzikës shqiptare u përmend mbrëmë në një prej emisioneve në Klan Kosova.
Ajo përveç që mori pjesë në paradë, edhe i priu asaj me flamurin e komunitetit LGBTI.
Parada u mbajt përgjatë tri shesheve të kryeqytetit, “Skënderbeu”, “Nëna Terezë” dhe “Zahir Pajaziti”.
Pjesëmarrës të shumtë kërkuan më shumë të drejta për komunitetin LGBTI, në atë që u quajt “paradë për ata të cilët nuk mund të jenë pjesëmarrës”.
Adelina Ismaili gjithmonë ka shprehur hapur mendimin e saj për më shumë të drejta për komunitetin LGBTI.
Edhe këngëtarë të tjerë shqiptarë, si Dua Lipa, kanë qenë të zëshëm në përkrahje të komunitetit LGBTI. /Telegrafi/