Site icon Telegrafi

Adelina Ismaili mahnit me dukjen në paraqitjen e radhës e veshur në lëkurë

Ajo është njëra prej artisteve shqiptare që ka rrëmbyer  vëmendje të madhe në çdo paraqitje të saj.

Fjala është për këngëtaren e njëherësh prezantuesen e mirënjohur, Adelina Ismaili, e cila përkundër viteve vazhdon të jetë në formë të përkryer.

Bukuroshja, e cila në Instagram ndiqet nga një numër i madh i ndjekësve, nuk heziton të ndajë imazhe dhe video të ndryshme.

Foto: Instagram

Kësaj radhe, ajo ndau dy fotografi nga paraqitja e fundit në të cilën shfaqet në një veshje të lëkurës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

40 vjeçarja mori vëmendjen e fansave dhe ndjekësve, të cilët e komplimentuan mjaft shumë krahas imazheve.

Foto: Instagram

E njëjta ndërkohë ka lënë më anash muzikën dhe së fundmi filloi me një emision të ri në një nga televizionet në Kosovë.

Sa i përket projekteve të fundit, “Amaneti” mbetet ai në bashkëpunim me reperin Skerdi. /Telegrafi/

Exit mobile version