Telegrafi

Adelina Ismaili me fjalë zemre për Blerta Deliun, kujton me të kohët e vjetra të periudhës së studimeve

Foto: Adelina Ismaili/InstaStory

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili, ka një miqësi shumë të mirë me deputeten e Kuvendit të Kosovës, Blerta Deliu-Kodrën.

Njohja e tyre daton që prej kohës së studimeve, kjo pasi të dyja kanë qenë studente në Akademinë e Arteve në Prishtinë.

Edhe pse tashmë rrugët e tyre jetësore kanë marrë drejtime të ndryshme dhe secila ka krijuar familjen e saj, prapëseprapë Adelina dhe Blerta gjejnë kohë herë pas here për një kafe të përbashkët.

Së fundmi, ato kanë shijuar së bashku një kafe në kryeqytet, duke biseduar e kaluar kohë për qejfi me njëra-tjetrën.

Adelina ndau me ndjekësit e saj në InstaStory një fotografi të përbashkët të tyre, në mbishkrimin e së cilës nuk i kurseu fjalët më të përzemërta për deputeten Deliu-Kodra.

Foto: Adelina Ismaili/InstaStory

“Shoqja ime. Të kam njohur një jetë të tërë. Ishe vajza më e bukur në Fakultetin e Arteve. U bëre një artiste e madhe, një grua e mrekullueshme dhe një nënë për tu lakmuar. Nuk më le vet kurrë, asgjë kurrë nuk na ndau. Dhe sa më shumë të njoh, më shumë krenohem me ty. Sot je një grua e fuqishme e politikës, një zë që admirohet. Je shigjetarja ime e bukur, je krenari. Të dua”, kanë qenë fjalët e artistes Ismaili për shoqen e saj.

Blerta Deliu-Kodra përndryshe është aktore me profesion, për një kohë ka punuar si prezantuese e lajmeve, teksa aktualisht është deputete nga radhët e PDK-së në parlament. /Telegrafi/