Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili, është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale nga fansat e saj.
Ashtu si të gjithë kolegët e saj, edhe Adelina është detyruar që të ndërpresë thuajse të gjithë aktivitetin muzikor, shkaku i pandemisë globale coronavirus.
Këngëtarja ka treguar disa herë në intervista se ka një lidhje shumë të fortë me bashkëshortin e saj, Valin, nga i cili ka edhe një djalë të cilin dyshja e quajnë Uliks.
Familja mesa duket po ndjejnë nostalgji për pushimet e verës dhe kohën kur endeshin lirshëm në situatën kur gjithçka ishte normale.
Ka qenë bashkëshorti i Adelinës, Vali, ai i cili ka publikuar së fundmi një fotografi në rrjetet sociale, të realizuar bashkë me gruan e tij gjatë verës së vitit të kaluar.
Dyshja shihen mjaft të lumtur në fotografi, teksa me besim mbështeten te njëri-tjetri.
Mesa duket, izolimi i shkaktuar nga pandemia ka bërë që çifti të ndjejnë këtë nostalgji për kohën kur gjërat ishin në normalitet. /Telegrafi/