Telegrafi

Adelina Berisha zbulon datën e saktë të publikimit të këngës së re

Adelina Berisha (Foto: Instagram)

Ajo po punon që një kohë për një projekt të ri muzikor.

Dhe duket se Adelina Berisha tashmë ka arritur ta përfundojë dhe se kënga “Valla” do të lansohet në fund të kësaj jave.

Përmes një postimi të ndarë së fundmi në rrjete sociale, biondja njofton se projekti i radhës do të publikohet të shtunën (13 mars).

Adelina Berisha (Foto: Instagram)

“Së shpejti. Valla, të shtunën 16:00”, kanë qenë fjalët krahas postimit ku tregon se ka punuar me producentin Rzon.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Krijuesja e hitit “S’ta fal” ka ndarë edhe një imazh nga prapaskenat e klipit, në të cilin shfaqet në formë të mrekullueshme.

Reagimet e fansave në pjesën për komente ishin të menjëhershme, të cilët siç duket mezi po presin për prurjen e re të Berishës.

E fundit nga Adelina ndërkohë mbetet “Tradhtare” në bashkëpunim me Egzon që deri më tani ka mbledhur mbi një milion klikime. /Telegrafi/