Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Berisha, ka qenë e ftuar së fundmi në një nga kronikat e përjavshme të emisionit “Prive”.
Ajo është dashur që të përfundojë një fjali, e cila është nisur deri në gjysmë nga stafi i emisionit.
Tek Fjalia se çfarë nuk do të falte kurrë, përgjigja e bukuroshes së njohur ishte e prerë.
“Nuk e falë tradhtinë, dyfytyrësinë, në përgjithësi këto gjërat e këqija”, ka thënë Berisha përgjatë emisionit.
E njëjta ndërkohë po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të saj më të fundit muzikor, “Loti im” , që u prit mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/