Këngëtarja e njohur, Adelina Berisha, është mjaft e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.
Shpesh, ajo ndan me ta fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, gjersa nuk heziton që të krijojë lidhje sa më të afërta me fansat.
Së fundmi, ajo u ka dhënë atyre mundësinë që t’i parashtrojnë disa pyetje ose komplimente në InstaStory, dhe në të kundërtën ajo do t’u përgjigjej.
Njëra ndër pyetjet e parashtruar nga një fans ishte ajo se çfarë do të duhej të bënte një mashkull për t’ia fituar zemrën.
Dhe këngëtarja është përgjigjur se para se gjithash, personi në fjalë duhet të jetë argëtues.
Ndonëse prej vitesh është pjesë e estradës, Adelina nuk ka qenë shumë e përfolur për jetën e saj private. /Telegrafi/