Telegrafi

Adelina Berisha së shpejti do ta lansojë këngën “Gabim i bukur”

Adelina Berisha (Foto: Instagram/AdelinaBerisha)

Adelina Berisha i ka njoftuar fansat e saj se së shpejti do ta lansojë projektin e ri muzikor.

Këtë njoftim, këngëtarja e ka bërë në Instagram, ndërsa e ka shoqëruar me një fotografi, në të cilën shfaqet mjaft atraktive dhe besohet se është nga dukja e saj në klipin e ri.

Kënga e re titullohet “Gabim i bukur” dhe do të shoqërohet edhe me videoklip.

Irkenc Hyka dhe Petro Xhori qëndrojnë prapa kësaj kënge, të cilës ia kanë bërë muzikën dhe ia kanë shkruar tekstin.

Lexo po ashtu Lajmet për Adelina Berishën

Ndërsa ana vizuale i është besuar produksionit Pro Video Albania që e ka xhiruar videoklipin.

Bashkëpunimi me Blastën, “Lema”, është një prej projekteve më të fundit të Adelinës që u lansua me videoklip.

Videoja muzikore e asaj kënge u lansua në verën e vitit të kaluar dhe është shikuar mbi tre milionë herë në YouTube. /Telegrafi/