Telegrafi

Adelina Berisha së shpejti me këngë të re, publikon një pjesë të saj në TikTok

Këngëtarja e njohur Adelina Berisha, ka dhënë një shije të parë të projektit të saj muzikor të ardhshëm, përmes një videoje të postuar në TikTok.

Ajo shfaqet në studio duke u përgatitur për publikimin e këngës së saj të re.

E mbushur me energji, Adelina bën atë që di të bëjë më së miri, të këndojë dhe të kërcejë, duke ndezur pritshmëritë e fansave për një kthim madhështor në skenën muzikore.

@adelinaberishaofficial

#fyp #viralvideo #adelinaberisha #comingsoon

♬ original sound – Adelina Berisha

Në videon që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, Adelina shfaqet e zhytur në muzikën e saj, duke u argëtuar me ritmin dhe tekstet që premtuan të bëhen pjesë e dëgjuesve.

Këngëtarja, e njohur për hite të mëparshme, tregon se ka ende shumë për të ofruar.

Foto: Adelina Berisha/Instagram

Skena muzikore pritet të pasurohet me një tjetër hit nga Adelina Berisha, e cila me postimin e saj në TikTok nxiti kuriozitetin e adhuruesve të saj.

Adelina Berisha është gati të marrë vëmendjen e skenës muzikore përsëri.

Fansat presin me padurim të dëgjojnë materialin e ri dhe të shohin se çfarë ka përgatitur artistja. /Telegrafi/

Foto: Adelina Berisha/Instagram