Telegrafi

Adelina Berisha publikon këngën e re “Beso”

Adelina Berisha (Foto: Instagram)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Berisha, ka prezantuar projektin e ri muzikor.

“Beso” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Artistja vjen me një paraqitje të veçantë në klip, siç edhe shquhet gjithnjë për dukjen elegante.

Melodia e këngës është bërë nga vetë Berisha me miksim dhe masterizim nga Alfred Sulo.

Për videon ndërkohë u përkujdes Reci Films.

Kënga tashmë ndodhet në platformën YouTube dhe besohet se do të pëlqehet nga publiku.

Adelina vazhdon të pëlqehet ndonëse i ka qëndruar besnike stilit të saj që nga fillimi i karrierës. /Telegrafi/