Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Berisha, ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat e saj.
Biondja duket se tani po rikthehet me këngë të re dhe lajmin e ka ndarë me fansat përmes një postimi të ndarë në Instagram.
Krijuesja e hitit “S’të fal” vjen e mahnitshme në një pozë me flokë të gjata kaçurrele e veshje unike.
“Së shpejti”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë imazhit ndërsa ka etiketuar producentin Rzon – me të cilin duket se po punon edhe në këtë projekt.
Reagimet e fansave ishin të menjëhershme dhe siç shihet mezi po presin për rikthimin e artistes së njohur.
Ndërkaq, “Loti im” është prurja muzikore e fundit e Adelinës e cila numëron klikime të shumta në kanalin YouTube. /Telegrafi/