Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Berisha, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.
Ajo ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar pak ditë jo-produktive, larg aktiviteteve të përditshme.
Berisha e cila është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, nuk heziton të ndajë me fansat herë pas here imazhe të ndryshme provokuese.
Një të tillë, ajo e ka publikuar së fundmi për fansat e saj, teksa shfaqet duke pozuar para pasqyrës.
E veshur me pantallona të shkurtra dhe dekolte të hapur në pjesën e sipërme, Adelina bëri që i gjithë fokusi i fansave të jetë në linjat e saj atraktive trupore.
Ajo po ashtu ndau me fansat edhe një tjetër fotografi me bikini, duke vënë dukje fizikun e saj të formësuar, të arritur si rezultat i ushtrimeve të rregullta në palestër. /Telegrafi/