Këngëtarja e njohur Adelina Berisha ka pasur një arsye të veçantë për të qenë e lumtur sot (e mërkurë).
Kjo, pasi motra e këngëtares, aktorja Dafina Berisha është bërë sot nënë për herë të parë.
Ajo dhe bashkëshorti i saj Ornis Mala u bënë prindër të një vazje të cilën e pagëzuan me emrin Noela.
E ndjenjën e të bërit teze për herë të parë, Adelina me zor e përshkruajti përmes një statusi në Facebook, duke treguar vetëm që ndjehet e lumtur pafund.
“Nuk po mund ta pershkruaj kete ndjenje qe po e perjetoj ne keto momente nuk jam ndier asnjeher ne jete kaq e lumtur sapo mora vesh qe u bera teze per her te pare jam shume e lumtur urime moter shpirt gjithqka e jemja urime Dafina Mala urime Ori Ornis A. Mala welcome Noela e tezes”,(sic.), shkruan këngëtarja Berisha në statusin e saj në facebook. /Telegrafi/