Telegrafi

Adelina Berisha nis xhirimet e klipit të ri, duket tërheqëse në prapaskena

Adelina Berisha (Foto: Adelina Berisha/Instagram)

Këngëtarja Adelina Berisha ka nisur punën për një projekt të ri muzikor.

Ajo po përgatitet që gjatë verës të sjellë një këngë të re me klip, xhirimet e të cilit i ka realizuar së fundmi.

Në disa imazhe të ndara me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, këngëtarja nga Prishtina i ka prezantuar fansat me një nga skenat e klipit të ri në ardhje.

Nga pamjet mund të vërehet se Adelina do të duket mjaft bukur dhe atraktive në këtë klip, i cili tashmë ndodhet në fazën e post-produksionit.

Berisha nuk ka bërë të ditur se kush janë bashkëpunëtorët e saj në këtë projekt muzikor, megjithatë fansat e saj presin të mësojnë edhe më shumë në vazhdimësi.

Krahas projekteve të reja muzikore, Adelinën përpara e pret edhe një verë e ngjeshur me koncerte. /Telegrafi/

Adelina Berisha (Foto: Adelina Berisha/Instagram)