Këngëtarja Adelina Berisha po bëhet gati që shumë shpejt të sjellë projektin e saj të parë muzikor për vitin 2018.
Për Telegrafin, Adelina ka treguar në një prononcim të shkurtër disa detaje nga kënga e re.
“Kam përfunduar punimet për këngën time më të re, e cila do të jetë ritmike. Është punuar nga Irkenc Hyka, ndërsa klipi po punohet në Tiranë, nga MAX Production”, ka thënë Adelina Berisha për Telegrafin.
E njëjta do të shfaqet mjaft atraktive dhe tërheqëse në klipin e ri, plot ritëm.
Telegrafi ka siguruar një fotografi nga xhirimet e klipit, ku Adelina duket se do të mahnitë me pamjen e saj.
Ajo ka qenë mjaft aktive gjatë vitit 2017 me projekte muzikore, të cilat janë pritur mirë nga publiku.
Berisha shpreson që të njëjtin sukses ta pasojë edhe në projektet e reja që pret t’i lansojë këtë vit. /Telegrafi/