Telegrafi

Adelina Berisha lanson klipin “S’ta fal”, duket tërheqëse në videon muzikore

(Foto: Instagram/Adelinna Berisha)

“S’ta fal” titullohet kënga më e re e Adelina Berishës, të cilën e ka shoqëruar me videoklip.

Irkenc Hyka e ka bërë muzikën e kësaj kënge, ndërsa tekstin e ka shkruar Petro Xhori.

(Foto: Instagram/Adelinna Berisha)

Këngëtarja vjen me një interpretim shumë të mirë këngës me miksim dhe masterizim nga JoJo.

Për anën vizuale të këtij projekti është kujdesur Max Production.

Ky projekt vjen për fansat e Adelinës vetëm pak ditë pasi e festoi ditëlindjen.

Si gjithmonë, këngëtarja është kujdesur që të duket bukur në videon muzikore të “S’ta fal”.

(Foto: Instagram/Adelinna Berisha)

Këngëtarja ka qenë aktive gjatë vitit të kaluar duke i publikuar disa këngë që u pritën shumë mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/Adelinna Berisha)