Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Berisha, vazhdon të jetë nga më të pëlqyerat në estradën shqiptare.
Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale, duke mbajtur kështu të azhurnuar mijëra fansat, që e mbështesin në secilin hap.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde ka bërë të ditur se ka lansuar këngën e saj më të re.
“Tradhtare” mban titullin projekti muzikor, që erdhi në bashkëpunim me këngëtarin Egzon.
Për këtë prodhimtari muzikore është përkujdesur producenti Rrzon, emër ky i njohur në tregun muzikor..
Sidoqoftë, që në minutat e parë të publikimit, kënga ka rezultuar të jetë mjaft e pëlqyer nga fansat. /Telegrafi/