Telegrafi

Adelina Berisha josh me imazhet e realizuara nga prapaskenat e këngës “Valla”

Adelina Berisha Foto: Instagram/adelinnaberisha

Ajo që ka qëndruar aktive më prurjet muzikore ndër vite është padyshim Adelina Berisha.

Bukuroshja bionde në rrjete sociale është tejet aktive, duke ndarë informacione nga jeta dhe karriera profesionale.

Ndërkohë, në një postim në Instagram, Adelina ka ndarë një fotografi të realizuar nga prapaskenat e klipi të ri.

“Valla” mban titullin prodhimtaria muzikore, për të cilën nuk ka dhënë detaje të mëtutjeshme.

Në veshjen e saj më shumë dominonte ngjyra e vjollcë, kurse flokët i kishte të kapura lart kokës.

Admiruesit e muzikës së saj mezi po presin projektin e ri, derisa edhe po shpërthejnë me komente pozitive. /Telegrafi/