Këngëtarja e njohur, Adelina Berisha ka festuar sot (e hënë) ditëlindjen e saj.
Me këtë rast, ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.
E njëjta ndau me ndjekësit një fotografi në InstaStory, ku ishte e shkruar “Shumë urime ditëlindjen për mua”.
Adelina ka vendosur që këtë ditëlindje ta festojë pranë familjarëve të saj të dashur. gjersa në orët e vona me shoqërinë.
Këngëtarja Berisha përndryshe ka një karrierë të gjatë në tregun muzikor shqiptar.
Debutimi i saj ishte 11 vite më parë në muzikë, ndonëse ka kënduar edhe që e vogël në programe e festivale të ndryshme për fëmijë.
Tash e sa kohë, ajo vazhdon t’i rezitojë tregut duke ruajtur një vend si një ndër këngëtaret më atraktive dhe mediatike të showbizit. /Telegrafi/