Telegrafi

Adelina Berisha feston ditëlindjen, merr urime të përzemërta nga fansat në fotografinë tërheqëse

Foto: Adelina Berisha/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Berisha, feston sot (e enjte) ditëlindjen e saj.

Me këtë rast ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Në ditën e saj të veçantë, Adelina publikoi për fansat një fotografi mjaft atraktive në rrjetin social Instagram, ku shfaqej në një banak duke festuar me plot ”shoots”.

“Është ditëlindja ime”, shkroi Berisha në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa shfaqej mjaft tërheqëse me pamjen e saj prej biondeje.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ndërkohë, urimet e shumta nga ndjekësit në hapësirën për komente nuk kanë munguar.

Përndryshe, këngëtarja e njohur ka paralajmëruar se shumë shpejt do të sjellë për fansat këngën e saj të re me titull “Valla”.

Ndonëse i takon një moshe të re, Adelina Berisha ka një karrierë disavjeçare dhe numëron plot vite në skenën e muzikës. /Telegrafi/