Këngëtarja e njohur, Adelina Berisha, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor në bashkëpunim me Egoon.
“Coco” mban titullin kënga e tyre e re, e cila është ritmike dhe RnB.
Kënga është punuar nga producenti Cricket, gjersa për tekstin është kujdesur vet Egoo.
“Coco” është vizualizuar edhe me një klip mjaft të veçantë, në të cilin Adelina vjen me një paraqitje mjaft atraktive.
Për klipin e këngës është kujdesur regjisori i njohur, Avni Selimaj.
Adelina përndryshe është mjaft aktive me prurje muzikore e koncerte të shumta gjithandej trevave. /Telegrafi/