Telegrafi

Adelina Berisha duket atraktive nga xhirimet e klipit të ri

Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Berisha, ka nisur përgatitjet për një projekt të ri muzikor.

Artistja, e ndjekur nga mijëra njerëz, ka paralajmëruar këngën e radhës me disa prapaskena nga xhirimet e videoklipit të ri.

Në disa fotografi të postuara në Instagram, ajo u ka dhënë fansave një vështrim se si do të duket kjo prurje muzikore.

Foto: Screenshot/Instagram

E veshur në një fustan ngjyrë krem dypjesësh, bukuroshja ka marrë vëmendje të madhe me paraqitjen e mahnitshme.

Lexo po ashtu "Haram", thotë Adelina Berisha në këngën e re

“Mezi po pres të publikoj këngën e re”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë imazheve.

Të shumta kanë qenë reagimet, me fansat e të cilëve mezi po presin për këtë këngë.

E fundit e realizuar nga Berisha mbetet “Haram” me mbi një milion klikime në YouTube. /Telegrafi/