Telegrafi

Adelina Berisha duket atraktive në imazhet e fundit, së shpejti vjen me dy këngë të reja

Foto: Adelina Berisha/Instagram

Këngëtarja Adelina Berisha është shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi në Instagram, ku shfaqet mjaft tërheqëse, ndërsa vë në pah linjat atraktive.

Komentet pozitive nga fansat nuk mungojnë, teksa shumica prej tyre janë në pritje për këngën e radhës.

Adelina për momentin është duke punuar në dy këngë të reja, të cilat do t’i sjellë së shpejti në treg.

Ajo ende nuk ka dhënë detaje mbi këto projekte, gjithsesi bëhet e ditur se është duke punuar intensivisht për lansimin e tyre.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Përndryshe, “Lema” mban titullin kënga e saj e fundit, të cilën ajo e solli në bashkëpunim me rap-artistin, Blasta. /Telegrafi/