Telegrafi

Adelina Berisha bën shqiponjën me duar, ndërsa tregon të pasmet në fotografi

Foto: Adelina Berisha/Instagram

Simboli i shqiponjës është kthyer në senzacion javëve të fundit, kjo për shkak se këtë simbol e bënë futbollistët e famshëm shqiptarë Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka në ndeshjen kundër Serbisë në kampionat Botëror.

Si rrjedhojë, simboli i shqiponjës me duar përfundoi kryetitull edhe në shumë prej mediave ndërkombëtare.

Një simbol të tillë filluan ta bëjnë edhe shumë prej figurave publike në vend.

Këngëtarja Adelina Berisha është e radhës, e cila publikoi një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqej e kthyer nga mbrapa, teksa bënte simbolin me duar.

Ajo ka vënë në pah edhe të pasmet atraktive, duke marrë kështu vëmendjen e fansave të shumtë.

Berisha ka qenë shumë aktive muajve të fundit me projekte muzikore, ndërsa solli vetëm pak muaj më parë një sesion këngë live.

Në muajt në vazhdim, ajo pritet të sjellë për fansat një projekt të ri muzikor. /Telegrafi/