Site icon Telegrafi

Adele vazhdon të jetë e rregullt në palestër

Adele (Foto: Instagram/Screenshot/adele)

Këngëtarja britanike, Adele, është përfolur mjaft shumë në mediat sociale për shkak të ndryshimit të saj drastik.

32 vjeçarja kohë më parë kishte qenë në mbipeshë, por pas një kohe të gjatë, nën përkujdesjen e trajnerit të saj, arriti që të humbë peshë, shkruan The Sun.

Për momentin ajo është duke jetuar në Los Angeles, ku është parë duke vozitur për të shkuar në palestër. E veshur në të zeza, Adele i shtoi dukjes së saj një grim të lehtë ndërsa flokët i kishte të kapura sikur në formë simite.

(Foto: The Sun)

Jo më larg se javën e kaluar ajo zbuloi pamjen e saj të jashtëzakonshme në rrjetin social Instagram, ku fansat u tronditën me pamjen e re.

Lexo po ashtu Trajneri personal i Adele shpjegon transformimin e këngëtares, pasi e akuzuan se kishte bërë operacion për humbje në peshë

Programi i saj i ri raportohet se do të rregullojë dietën e saj dhe do të bjerë në konsumimin e vetëm 1.000 kalorive në ditë.

Më parë ishte raportuar se Adele ndiqte dietën ‘Sirtfood’, e cila përfshinte tri lëngje jeshilë dhe një vakt në ditë për tri ditë në javë dhe më pas 1.200 kalori në ditë për katër ditë në javë. /Telegrafi/

Exit mobile version