Telegrafi

Adele rrëfen lidhjen me Rich Paul: Nuk kam qenë asnjëherë e dashuruar kështu, dua të martohem sërish

Adele pozon për revistën ELLE

Adele ka dhënë një vështrim të rrallë në jetën e saj private, duke thënë se “nuk ka qenë kurrë e dashuruar kështu” dhe është “e fiksuar” pas të dashurit të saj, agjentit sportiv, Rich Paul.

Këngëtarja, e cila ndan djalin Angelo me ish-bashkëshortin e saj Simon Konecki, konfirmoi lidhjen e saj me Rich në shtator 2021.

Adele ishte goxha e ngushtë në lidhje me romancën e saj të re fillimisht, por tani duket se është gati t’i thotë të gjitha për partnerin e saj dhe është plotësisht e gatshme të martohet.

Adele pozon për revistën “ELLE”

Krijuesja e hitit “Hello” ka pozuar për numrin e ri të revistës “Elle”, ku shfaqet e mahnitshme me pallto të bardhë e flokët e lëshuara.

Pamjet e tjera tregojnë fituesen e ‘Grammy’-it të veshur me një sërë fustanesh magjepsës, duke përfshirë një të verdhë saten.

Lexo po ashtu Adele fotografohet në gjendje të lodhur gjatë pushimeve me të dashurin Rich Paul, pak pasi njoftoi rifillimin e turneut në Vegas

Duke biseduar me revistën për 40-vjeçarin Rich – i cili është themeluesi i kompanisë menaxhuese ‘Klutch Sports Group’, e që përfshin yje të profilit të lartë si LeBron James, Anthony Davis dhe John Wall – ajo tha: “Nuk kam qenë kurrë në një dashuri si kjo. Jam e fiksuar”.

Adele pozon për revistën “ELLE”

E pyetur nëse dëshiron të martohet sërish, Adele nuk ka ngurruar të thotë po: “Po, absolutisht”, përpara se t’i përgjigjet thashethemeve të fejesës.

“Epo! Epo. Epo, nuk jam e martuar”, tha ajo dhe filloi të qeshte. “Unë nuk jam e martuar”.

Adele dhe Rich Paul (Foto: Allan Zepeda)

“Pra… a jeni fejuar?”, është pyetur më tej.

“Unë nuk jam e fejuar. Unë thjesht dua bizhuteri të nivelit të lartë”, vazhdoi më tej këngëtarja. /Telegrafi/