Telegrafi

Adele mezi njihet pas transformimit dhe stilit të ri të flokëve

Adele (Foto: Gettyimages/Guliver/Instagram)

Këngëtarja e njohur, Adele, kohëve të fundit i është nënshtruar një sfide mjaft të rëndë, por që ia doli mbanë.

Për një kohë të gjatë, ajo ka qenë duke u stërvitur për të humbur peshë, pasi sipas saj kishte kilogram të tepërt, shkruan Mirror.

Por, pas transformimit ajo mezi njihet, ndërsa tani ajo ka vendosur edhe të ndryshojë stilin e flokëve.

Në një postim në rrjetin social Instagram, 32-vjeçarja është shfaqur mahnitëse ndërsa pozonte para një pikture ku qëndronte Beyonce.

Lexo po ashtu Ndaloni së vëzhguari kaloritë nëse doni të humbni peshë, thotë themeluesi i dietës të përdorur nga Adele

“Faleminderit mbretëreshë që na bën të ndihemi kaq të dashuruar përmes artit tënd”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.

Megjithatë, një transformim të tillë nuk e kanë pritur mirë fansat e saj, derisa ka pasur komente të tilla që shkruanin se ajo nuk është Adele më. /Telegrafi/