Këtë vit, festivali Glastonbury ka qenë më i shikuari duke arritur rekordin prej 18.7 milionë shikuesish.
‘Glastonbury 2016’ në këtë fundjavë u mbajt në Pilton, Somerset, kurse yjet e saj ishin Adele, Coldplay dhe Muse, raporton NME.
Nga statistikat e publikuara nga Music Week, performanca e të shtunës e Adele e arriti kulminacionin e 3.7 milionë shikuesve, duke e bërë atë performancën më të shikuar të të shtunës që nga viti 2008, transmeton Koha.net.
Kurse Coldplay e theu rekordin për paraqitjen e të dielës, duke pasur 3.4 milionë shikueshmërinë.
Ndërsa Jeff Lynne me orkestrën ELO pati shikueshmërinë më të lartë të së dielës për paraqitjen e “Legjendave”, duke arritur 2.4 milionë shikues dhe theu rekordin e vitit të kaluar nga Lionel Richie që pati shikueshmërinë 1.71 milion.
Mbulimin televiziv të këtij edicioni të Glastonbury e ka bërë BBC.
c