Site icon Telegrafi

Adela publikon këngën “Bonne Chance”

Adela (Foto: Instagram/iceadela)

“Bonne Chance” mban titullin kënga e re e Adelës, të cilën e ka sjellë në bashkëpunim me Roy.

Projekti është i kompletuar edhe nga ana vizuale, ndërsa videoklipi është xhiruar me regji të Ramce Tairovski.

Bashkëpunëtori i saj, Roy Meta, qëndron prapa këtij projekti duke qenë se është producent dhe e ka realizuar muzikën.

Adelina Hajdari (emri i vërtetë i këngëtares) e interpreton këngën e re në anglisht dhe është në vazhdën e realizimeve të reja muzikore.

Ajo jeton në Zvicër dhe klipin e kësaj kënge e ka realizuar atje.

Këngëtarja nga Suhareka premton të sjellë projekte të tjera të pëlqyeshme në të ardhmen. /Telegrafi/

Exit mobile version