Muzika ka qenë një prej pasioneve të shumta të Adelajda Xhamanit. Prandaj, si një person ambicioz, ajo e kishte provuar veten edhe në këndim.
Në vitin 2010, vendosi të konkurronte në festivalin Kënga Magjike me këngën “Nuk betohem dot”.
Në fakt ishte një duet me asokohe të dashurin e saj Bjordi Mezini, me të cilin ishin lidhur gjatë pjesëmarrjes në Big Brother.
Kënga ishte një baladë e realizuar me muzikë dhe tekst të Pirro Çakos, kurse orkestrimin e kishte bërë Darko Dimitrov.
https://www.youtube.com/watch?v=1lOfoR6VRfs
Adela u bë e njohur për publikun e gjerë gjatë pjesëmarrjes në edicionin e dytë të “Big Brother Albania”. Ajo ishte një prej personazheve më të famshme që kanë dalë nga ndonjë shou real televiziv në Shqipëri.
Atje u njoftua edhe me Bjordin, me të cilin u bënë çifti më i përfolur në Big Brother. Mirëpo, pas disa vitesh vendosën që rrugët e tyre të ndaheshin dhe secili prej tyre ndoqi ëndrrat dhe dëshirat e veta.
Gazetaria ishte pasioni kryesor i saj, me të cilin u mor derisa ndërroi jetë.
Adela u gjet e vdekur në banesën e saj mëngjesin e të dielës në Tiranë. Ajo ishte 31 vjeçe. /Telegrafi/