Telegrafi

Adebayor drejt rikthimit në Ligën Premier, tri klube vihen pas tij

Ish sulmuesi i Arsenalit, Man Cityt dhe Tottenhamit, Emmanuel Adebayor mund të kthehet në Ligën Premier, me klube si Aston Villa, Newcastle dhe Brighton, që janë vënë pas tij.

Sulmuesi që kaloi 10 vjet në Ligën Premier me disa klube, ka shënuar 97 gola në 242 paraqitje, ndërsa së fundmi në Angli ishte te Crystal Palace në vitin 2016.

Adebayor së fundmi ka qenë në Turqi te Basaksehir dhe Kayserispor, duke i lënë këtë të fundit në dhjetor të vitit të kaluar me një marrëveshje të dyanshme.

Por tani 35-vjeçari po synon një rikthim në Ligën Premier.

Një mik i tij i tha The Sun se si Adebayor është i prirur të tejkalojë Didier Drogba si golashënuesi më i lartë afrikan në ligë, pasi janë vetëm 29 lojtarë që ka arritur të shënojnë mbi 100 gola në këtë kampionat.

Ai ka 97 gola dhe dëshiron ta prek shifrën e 100 golave. /Telegrafi/