Ajo ka bërë rikthimin në skenë pas një periudhë të gjatë.
Bëhet fjalë për këngëtaren shumë të dashur për publikun, Adea Pula, e cila ditën e djeshme (e diel) ka prezantuar këngën e re “Mos Harro”.
Ky projekt i artistes vjen pas një shkëputje të gjatë nga muzika, ndonëse besohet se do të pritet mirë nga publiku.
Teksti dhe muzika është realizuar nga Lira, kurse për producimin është kujdesur Fatjon Miftari.
Miksimi dhe masterizimi u bë nga Johan Bejerholm, gjersa videoja iu besua Toml dhe Degjenerata.
Adea është shfaqur e mrekullueshme në videoklip duke e ruajtur sharmin dhe ëmbëlsinë që kur ishte e vogël.
Për publikun mbahet mend gjithnjë për hitin “2+2=3”, si një vajzë e vogël që rrëmbeu zemrat e publikut qysh në fillimet e karrierës. /Telegrafi/