Telegrafi

Adea Batusha, nga gjykata në tubimin përmbyllës të Vetëvendosjes (Foto)

Në tubimin përmbyllës të lëvizjes Vetëvendosje në Sallën e Sporteve “1 Tetori” ishte e pranishme edhe aktivistja Adea Batusha, e cila sot u dënua me 2 vjet burgim.

Gjykata Themelore në Prishtinë, sot i dënoi me gjithsej 21, 5 vjet burgim katër aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në mesin e të dënuarve është edhe Adea Batusha, të cilës gjykata i shqiptoi dënimin prej dy vite burgim. Por, për dallim nga kolegët e saj aktivistë, të cilët u dërguan në vuajtje të dënimit, ajo u la të mbrohet në liri, raporton Telegrafi.

Batusha sonte është parë të jetë e pranishme në tubimin përmbyllës të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, para balotazhit të së dielës, në raundin e dytë të garës për kryetar komunash.

Për sulmin me mortajë dore ndaj ndërtesës së Kuvendit, Frashër Krasniqi është dënuar me 8 vjet burgim, Atdhe Arifi  me 6 vjet burgim, Egzon Haliti me 5 vjet e gjashtë muaj, kurse Adea Batusha me 2 vjet burgim. /Telegrafi/