Addison Rae është zakonisht ajo që jep emocione kur takohet me fansat, por tabelat u kthyen kur ylli i TikTok takoi një nga idhujt e saj të enjten.
Influencerja e kthyer në aktore dukej e emocionuar teksa u takua me Dua Lipën në galën e “Variety Power of Women”.
Videoja e kapur nga publikimi dhe e shpërndarë në llogarinë e saj X, e njohur më parë si Twitter, tregon influencuesen, e cila ka 88 milionë ndjekës, duke kërcyer lart e poshtë dhe duke mbajtur duart e këngëtares së “One Kiss”.
Addison, e cila shihet me një mini-fund të zi prej kadifeje dhe bluzë të përputhshme për ngjarjen e mbushur me yje, mund të dëgjohet duke i thënë artistes së “Levitating”, ‘Jam shumë e emocionuar që të njoh!.
Ndërsa, Dua, 28 vjeçe, shkëlqente e veshur një fustan saten pa mëngë, me një dekolte të hapur dhe i gjatë.
Nga ana e saj, fituesja e shumëfishtë e “Grammy”-t ishte aty për t’i ndarë një çmim yllit të “Barbie”, Margot Robbie dhe ekipit të saj prodhues të Lucky Chap me çmimin ” Producenti i Vitit”.
Addison Rae and Dua Lipa chat at Variety Power of Women presented by @lifetimetv pic.twitter.com/mDLhsGXZAu
— Variety (@Variety) November 17, 2023
Hitit i Duas “Dance The Night” është përfshirë në kolonën zanore të filmit “Barbie”.
Ajo gjithashtu kishte një pjesë të vogël si Mermaid Barbie në filmin e suksesshëm, i cili ka fituar 1,441,740,954 dollarë në mbarë botën.
“Shumë e nderuar të prezantoj Margot, Tom, Josey dhe të gjithë ekipin me çmimin e tyre shumë meritor “Producenti i Vitit” në Variety Power Of Women mbrëmë”, shkroi krijuesja e hiteve pranë një videoje të saj dhe Margot duke pozuar në tapet i kuq.
“Është vërtet kaq emocionuese dhe një ëndërr e tillë të jesh pjesë e një filmi kaq të madh. Është e pabesueshme. Ndihem shumë me fat”, tha fituesja e çmimit “MTV Music Video Award” për daljen në tapet.
“Është bukur të shohësh reagimin e njerëzve – të gjithë energjinë pas filmit, kuptimin pas tij, solidaritetin mes grave. Ka qenë bukur të shohësh”, shtoi ajo.
Në pranimin e çmimit, Margot shkroi fjalimin, por kërkoi kolegët e saj të mbanin fjalimin, për shkak të humbjes së zërit.
Gjatë fjalimit, aktorja e mprehtë australiane shkroi se partnerët e saj u mbështetën shumë tek ajo kur ishte fjala për të folur në publik.
“Më duhet të them e vetmja gjë që dua më shumë sesa të shoh gra që mbështesin gratë është të shoh burra që mbështesin gratë. Kam parë për 10 vitet e fundit teksa këta dy tipa i kanë kushtuar karrierën e tyre mbështetjes së grave në këtë industri dhe asgjë nuk mund të më bëjë t’i dua më shumë”, tha aktorja mes tjerash në fjalimin e saj. /Telegrafi/