Presidenti i Adana Demirspor, Bedirhan Durak ka dhënë dorëheqje nga posti pasi ekipi i tij braktisi ndeshjen e tyre në Superligën Turke kundër Galatasaray të dielën pasdite.
Ndeshja e javës së 23-të në Superligën e Turqisë mes Galatasarayt dhe Adana Demirspor nuk arriti të përfundonte si çdo ndeshje pas 90 minutave.
Kjo pasi mysafirët vendosen ta braktisin ndeshjen duke u larguar nga fusha në minutën e 32-të.
Vendimi për t’u larguar nga fusha është marrë nga trajneri Mustafa Alper Avci dhe lojtarët, duke shkaktuar ndërprerjen e lojës.
Tani, disa ditë më pas, presidenti i klubit, Bedirhan Durak vendosi të jap dorëheqje nga posti i tij.
Megjithatë, Durak përmendi arsyet shëndetësore dhe personale për dorëheqjen e tij, duke thënë se ai kishte injoruar abuzimet në internet për të mirën e klubit.
Ky incident pason një seri ngjarjesh të diskutueshme në futbollin turk, duke përfshirë arrestimin e presidentit të Ankaragucu, Faruk Koca në dhjetor 2023 për sulmin ndaj një gjyqtari, kërcënimin e Fenerbahces për t’u tërhequr nga liga në mars 2024 dhe gjobën e Jose Mourinhos në nëntor 2024 për komentet e tij mbi vendimet e VAR. /Telegrafi/