Telegrafi

Adama Traore lavdëron Liverpoolin: Është ekip i shkëlqyeshëm, ndoshta më i miri në Evropë

Adama Traore ka zgjedhur fjalë të mëdha për të vlerësuar Liverpoolin pas fitores 2-1 ndaj ekipit të tij, Wolverhampton Wanderers.

Liverpooli arriti të marr një fitore të madhe 2-1 në udhëtim te Wolves, duke vazhduar pa humbje deri më tani këtë sezon.

Goli i vetëm nga Ujqit u shënua në minutën e 51-të nga Raul Jimenez, por ishte Traore, i cili kreu gjithë punën dhe dhuroi një asistim perfekt.

Lexo po ashtu Klopp lavdëron Traoren: Është lojtar i papërballueshëm, i pabesueshëm

Pas ndeshjes, Jurgen Klopp e lavdëroi shumë anësorin sulmues të Wolves, por edhe ai i ktheu komplimentet ekipit lider në Ligën Premier.

Traore në aksion ndaj Liverpoolit (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

“Ne nuk harrojmë se ata janë një ekip i shkëlqyeshëm, një ekip i mahnitshëm dhe një nga më të mirët – ose më i miri në Evropë”

“Urime për ta dhe ecurinë e tyre në ligë, por edhe ne luftojmë. Do të luftojmë deri në fund”, ka thënë Traore për BT Sport. /Telegrafi/