Telegrafi

Action Bronson ndezi atmosferën me performancën në natën e parë të “Sunny Hill Festival” që po mbahet në Tiranë

Action Bronson ka performuar në natën e parë të “Sunny Hill Festival” në Tiranë që u mbajt mbrëmë (e premte).

Artisti me prejardhje shqiptare u ngjitë në skenë për të performuar disa prej hiteve të tij para audiencës shqiptare.

I njohur me emrin artistik, BamBaklava, këngëtari ishte në mesin e emrave të tjerë të njohur që ndezën atmosferën në parkun e Liqenit Artificial.

Foto: Sunny Hill Festival/Instagram

Përveç Bronson, yjet të tjerë që interpretuan në festival ishin reperët italian, Fedez dhe Tananai, ndërsa nuk munguan as këngëtarët shqiptarë përfshirë Dafina Zeqirin, Capital T dhe Dren Abazin.

Kujtojmë që BamBaklava kishte performuar edhe në Kosovë gjithashtu në kuadër të “Sunny Hill Festival” në vitin 2018.

Foto: Sunny Hill Festival/Instagram

Theksojmë që “Sunny Hill Festival” po mbahet në Shqipërinë pak javë pas atij në Kosovë, ku  pati performanca nga emra të mëdhenj si artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, J Balvin, Diplo dhe Skepta.

Lexo po ashtu Fedez dhe Tananai performuan në natën e parë të “Sunny Hill Festival” në Tiranë, para koncertit bëjnë shqiponjën me duar dhe flasin shqip

Në Shqipërinë, festivali do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës (të shtunën dhe të dielën) dhe pritet të performojnë edhe artistë të tjerë të njohur. /Telegrafi/

Foto: Sunny Hill Festival/Instagram
Foto: Sunny Hill Festival/Instagram