Site icon Telegrafi

Action Bronson ka dy fjalë pas takimit me Romelu Lukakun

Arian Asllani, i njohur më mirë me emrin e skenës, Action Bronson, është reper shqiptar , shkrimtar dhe kuzhinier.

Në gusht të vitit 2012, ai nënshkroi një kontratë me Warner Bros. Records , por më vonë u transferua në etiketën e Atlantic Records e Vice Records .

Ai së fundi ka pasur një takim të përzemërt me një prej lojtarëve të Manchester Unitedit, Romelu Lukakun.

“Dy nga atletët më të mirë për t’u krijuar ndonjëherë”, ka shkruar ndër të tjerash artisti në një fotografi teksa shihet bashkë me futbollistin.

Kujtojmë se gjatë javëve të kaluar Bronson është takuar edhe me këngëtaren shqiptare, Dua Lipa.

Ndryshe, reperi ka qenë pjesë e edicionit të parë të festivalit “Sunny Hill” i mbajtur gjatë vitit të kaluar në Prishtinë. /Telegrafi/

Exit mobile version