Site icon Telegrafi

Action Bronson është paguar 60 mijë euro nga Komuna e Prishtinës

Action Bronson është paguar 60 mijë euro nga Komuna e Prishtinës.

Kjo është shuma që reperi shqiptare për performancën në festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë në gusht të këtij viti.

Vendimi i Komunës së Prishtinës është nënshkruar nga kryetari Shpend Ahmeti, shkruan rtv21.

“Miratohet vendimi për mbështetje financiare për festivalin “Sunny Hill Festival” për pagesën e perferomaces së artistit Action Bronson”.

“Shuma mjeteve financiare do të jetë 60.000 euro. Për zbatimin e këtij vendimi do të kujdeset Drejtoria e Financave e Komunës së Prishtinë. Ky vendim hynë në fuqi ditën e nënshkrimit të tij”, thuhet në vendimin e nënshkruar nga Shpend Ahmeti.

Lexo po ashtu Raporti special i New York Times: Festivali Sunny Hill i sjell Kosovës vëmendjen ndërkombëtare

Megjithatë, festivali ka bërë bujë të madhe në mediat botërore, e cila gjë ka përcjell imazh të mirë të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ndryshe, në festival kanë performuar edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Dua Lipa dhe shumë yje të tjerë.

Exit mobile version