Shkrimtarja, poetja dhe botuesja nga Elbasani i Shqipërisë, Flutura Açka, ka reaguar ndaj urimeve që i kanë bërë politikanët shqiptarë, xhudistes Majlinda Kelmendi.
Pasi fitoi medaljen e artë në Olimpiadën Verore, Rio 2016, nuk munguan urimet e politikanëve drejtë sportistes nga Peja. Në profilin e saj në Facebook, Açka reagon se më shumë hapësirë në media u është dhënë urimeve të politikanëve se vet Majlindës.
“Majlindë, mos i lër të ta marrin festën… Bacët, sikur Kombëtares në Shqipëri ia morën… Lacët!
Mbrëmë folën për Majlindën:
Baca Thaç
Baca Isë
Baca Kadri
Baca Kujtim
Baca Lavdrim
Baca Mendim
Baca Perparim
Baca Guxim
Baca Lirim
Baca Urim
E plot baca të tjerë. Prita me n’digju Majlinďën me folë, po kush nuk i dha minuta. Ishin kry lajmet, filloi tallavaja”, ka shkruar Açka. /Telegrafi/